Formacionet zyrtare, Istogu dhe Dukagjini duan maksimumin nga ndeshja e parë gjysmëfinale e Kupës së Kosovës

Formacionet zyrtare, Istogu dhe Dukagjini duan maksimumin nga ndeshja e parë gjysmëfinale e Kupës së Kosovës

Istogu dhe Dukagjini kanë publikuar tashmë formacionet zyrtare për ndeshjen e vlefshme gjysmëfinale për Kupën e Kosovës.

Ekipi nga Istogu është nikoqir i klinasve në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Kupës së Kosovës, e cila zhvillohet nga ora 15:00 në stadiumi ‘Demush Mavraj’.

Djelmoshat e trajnerit Nazmi Rama vijnë nga një formë e mirë dhe kampionat dhe Kupë, ndërsa synojnë rezultat pozitiv nga ndeshja e parë.

Në anën tjetër, formë të lartë po përjeton edhe ekipi i Armend Dallkut dhe kanë udhëtuar për rezultat pozitiv në Istog.

Trajnerët e të dyja skuadrave kanë vendosur të startojnë me formacionet më të mira të mundshme.

Istogu: Hajzeraj; Alushaj, Bajraktari, Rexhepi, Mazrekaj; Jahaj, Kurteshi, Stephane, Olivier; Qeta, Rexhaj;

Dukagjini: Muhaxhiri, Basriu, Syla, Hasanaj, Kuqi, Gashi, Jashanica, Millaku, Merlaku, Osmani, Mulaj./Aleanca.press/