Fundoset një skaf me emigrantë në SHBA: 11 të vdekur

Fundoset një skaf me emigrantë në SHBA: 11 të vdekur

Një skaf i mbushur me emigrantë është fundosur në brigjet e rajonit autonom të SHBA-së, Porto Riko, ku si pasojë humbën jetë 11 persona, ndërsa 31 emigrantë u shpëtuan.

Pas konstatimit të fundosjes së skafit nga ekipet e Doganës dhe Mbrojtjes së Kufirit -së, në zonë janë dërguar një numër i madh ekipesh të ndihmës së parë.

Ekipet e Rojës Bregdetare njoftuan se skafi tentoi të dilte jashtë shtetit në mënyrë të paligjshme dhe se kërkimet po vazhdojnë ende pasi nuk dihet se sa persona ndodheshin brenda.

“Roja Bregdetare e SHBA-së, Operacionet Ajrore dhe Detare të Mbrojtjes së Kufirit dhe Doganave, Forca e Përbashkët e Reagimit të Shpejtë të Puerto Rikos ka shpëtuar të mbijetuarit me të gjitha pajisjet e disponueshme, duke përfshirë helikopterët, aeroplanët dhe varkat e shpëtimit,” tha zyrtari i rojes bregdetare, Brendan C. McPherso./Aleanca.press/