Gabriel Jesus kalon numrin e golave të legjendës braziliane në “Champions League”

Gabriel Jesus kalon numrin e golave të legjendës braziliane në “Champions League”

Një nga ndeshjet më mbresëlënëse të Ligës së Kampionëve ishte ajo e Manchester Cityt kundër Paris Saint-Germain në “Etihad Stadium”, që u zhvillua mbrëmë.

Në këtë ndeshje, golin e parë e shënoi Kylian Mbappe.

Raheem Sterling gjeti golin e barazimit përpara se Gabriel Jesus ta kalonte skuadrën e tij në epërsi prej 2-1, duke shënuar golin e tij të 19-të, në Ligën e Kampionëve.

Me këtë gol, ai ka kaluar edhe legjendën braziliane, Ronaldinho i cili ka një gol më pak.

Për më tepër, Jesus është tani golashënuesi i tretë më i mirë i të gjitha kohërave për Manchester Cityn./Aleanca.press/