Gagica në homazhe të të rënëve në Kroaci: Shqipatarët ishin gjithmonë në kërkim të lirisë e në mbështetje të popujve nën regjimin serb

Gagica në homazhe të të rënëve në Kroaci: Shqipatarët ishin gjithmonë në kërkim të lirisë e në mbështetje të popujve nën regjimin serb

Kandidati për kryetar të komunës së Gjilanit nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Nazim Gagica ka bërë sot homazhe te varrezat e Dëshmorëve në Gjilan.

Gagica ka qenë i shoqëruar nga ish-Komandanti, Ahemt Isufi, veteranë të UÇK-së dhe shqiptarë nga Kroacia ku së bashku kanë bërë homazhe pranë varrezave të Dëshmorëve në Gjilan, në nderim të të rënëve në Kroaci, Samet Bogujevci e Fadil Salihu.

Ai ka thënë se shqiptarët asnjëherë nuk sulmuan askënd, ata gjithmonë ishin të persekutuar e historikisht në kërkim të lirisë  dhe në mbështetje të popujve të shtypur nga regjimi serb.

“Sa herë që kujtojmë dhe nderojmë të rënët në secilën luftë të drejtë dhe për lirinë e popujve, kujtojmë e nderojmë atdheun tonë dhe shtetet mike që përjetuan para nesh gjenocidin. Lavdi dëshmorëve të kombit!”, ka shkruar Gagica në Facebook./Aleanca.press/