Gashi: Daut Haradinaj do të marr votën më të madhe që AAK mund të marr në Prishtinë

Gashi: Daut Haradinaj do të marr votën më të madhe që AAK mund të marr në Prishtinë

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), ishte i ftuar në emisionin ‘DebatPlus’ ku temë diksutimi ishte ‘E ardhmja e AAK-së’.

Haradinaj përball analistëve diksutoi rreth kandidaturës së Daut Haradinajt për Kryetar të Prishtinës.

I pyetur se si e sheh kandidaturën e nënkryetarit të AAK-së, Daut Haradinajt për kryetar të kryeqytetit, Astrit Gashi nga gazeta Blic, u shpreh se është shumë interesante kandidatura e Daut Haradinajt për faktin se Aleanca ka pasur kandidat shumë të mirë herave të kaluara për kryetar të Prishtinës por nuk ka pasur kandidat burimor, siq kanë qenë Besnik Tahiri, Genc Meraku dhe se duke mos qenë tamam burimore AAK nuk kanë pasur mundësi që të mbledhin potencialin e mjaftueshëm të cilin mundet ta ketë AAK me kandidat Daut Haradinajn.

Gashi tha se Daut ka përparësi në kandidaturë përkundër kandidatëve të më hershëm për arsye se të gjithë banorët e Prishtinës që kanë prejardhje nga Dukagjini janë të lidhur ngusht politikisht me familjen Haradinaj, konkretisht me Ramush dhe Daut Haradinajn.

‘Dauti ka përparësin e të qenit burimor, dhe qe tërheq atë pjesën burimore të AAK-së që munden me qenë në Prishtinë e që nuk e kanë pas tjerët’

‘Përpos që ka punu në krejt Kosovën Dauti nuk është që nuk ka një teren që ka punu edhe në Prishtinë... ajo çka me mendimin tim nuk është e vështirë sot me konstatu për kandidaturë është se Daut Haradinaj thjeshtë do të marrë votën më të madhe që AAK mund t’a marrë  në Prishtinë, ajo është e sigurt’, tha Gashi./Aleanca.press/