Gashi: Zgjedhjet lokale duhet të mbahen, ndryshe rrezikohet vendimmarrja në komuna

Gashi: Zgjedhjet lokale duhet të mbahen, ndryshe rrezikohet vendimmarrja në komuna

Shefi i deputetëve të LDK’së Arben Gashi ka folur për media pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit.

Ai ndër të tjera ka folur edhe për çështjen e zgjedhjeve ku ka thënë se do të marrin pjesë në takimin me Presidenten, por do të mbajnë qëndrimin se zgjedhjet duhet të mbahen.

Por, besoj dhe mendoj që LDK do të marrë pjesë në takimin me Presidenten dhe do të kërkojë që zgjedhjet të mbahen. Ato duhet të mbahen sepse institucionet lokale nuk kanë më legjitimitet të marrin vendime dhe mungesa e legjitmitetit rrezikon demokracinë.”, tha Gashi.

Më tutje, ai tha se nuk vlen precedanti i vitit të kaluar për zgjedhjet në Podujevë sepse atëherë kishte kuvend funksional e nënkryetar.

Më tutje, ai tha se mund të anulohet fushata e të vendosen kritere rigoroze, por jo të mos mbahen zgjedhjet.

Nuk vlen precedenti i zgjedhjeve të jashtëzakonshme sepse në Podujevë ka pasur kuvend funksional, nënkryetar funksional, ndërsa tash nuk ka. Prandaj zgjedhjet duhet të mbahen, mund të anulohet fushata, mund të vendosen kritere rigoroze, por jo të mos mbahen zgjedhjet.”, tha Gashi.

Takimi i presidentes me partitë politike pritet të mbahet pasdite.