Gastronomët kundërshtojnë ashpër idenë e mbylljes nga data 6 deri me 18 prill

Gastronomët kundërshtojnë ashpër idenë e mbylljes nga data 6 deri me 18 prill

Kryetari i Shoqatës së Gastronomëve, Petrit Kllokoqi e ka quajtur të papranueshëm iden për mbylljen e Gastronomisë, Qendrave tregtare, GYM-ave dhe Shkollave, nga data 06 deri me datën 18 të këtij muaji, shkruan Gazeta Sinjali.

Sipas Kllokoqit, ky vendim është arbitrar i njëanshëm, dhe jo i pranueshëm.


“Sot zhvilluam një takim me Ministrin e Shëndetësisë Arben Vitia, Ministren e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë Rrozeta Hajdari dhe Ministrin e Financave Hekuran Murati. Përkunder faktit që ne ishim të ftuar për konsulltim, ne nuk u konsulltuam por u informuam për vendimin e mbylljes se Gastronomisë, Qendrave tregtare, GYM-ave dhe Shkollave, nga data 06 deri me datën 18 te ketij muaji”, ka thënë Kllokoqi.

Ai ka bërë të ditur se të hënën do të mbahet kuvendi i Shoqatës së Gastronomëve në të cilën do të vendoset për përgjigjen që do t’i jepet qeverisë.

“Ky vendim është vendim arbitrar, i njëanshëm, dhe jo i pranueshëm për Gastronominë e Kosovës e cila çdo ditë e më shumë po rrëzohet për toke. Ne kundërshtojme fuqishëm këtë vendim dhe do të vazhdojmë të kundershtojmë edhe më tutje çdo vendim që mirret njëanshem pa konsulltim. Të hënën në ora 14:00 mbahet Kuvendi i Shoqatës së Gastronomëve të Kosovës ku do të vendosim bashkërisht për hapat e mëtutjeshëm dhe do i përgjigjemi Qeverisë së Kosovës për vendimin e marrë!”, ka thënë ai.