Gjendet pa shenja jete në shtëpinë e tij një person në Klinë

Gjendet pa shenja jete në shtëpinë e tij një person në Klinë

Një person është gjetur pa shenja jete dje rreth orës 10:00 në qytetin e Klinës.

Rasti është konfirmuar nga Policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh, ku bëhet e ditur se viktima është shtetas i Shqipërisë dhe i njëjti i u gjet i vdekur në shtëpinë e tij në Klinë.

“Raportohet se viktima mashkull shtetas i Shqipërisë, në shtëpinë e tij është gjetur pa shenja jete”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Po ashtu bëhet e ditur se me të marrë informatën, njësitë policore dhe ekipi mjekësor kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku mjeku ka konstatuar vdekjen e viktimës.

Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion, ndërsa rasti është cilësuar si ‘Hetim i vdekjes’./Aleanca.press/