Gjendja e pacientëve me COVID-19 që po trajtohen në spitalet e Kosovës

Gjendja e pacientëve me COVID-19 që po trajtohen në spitalet e Kosovës

Në QKUK dhe në spitalet e përgjithshme, sipas raportit të fundit janë duke u trajtuar 44 pacientë, prej tyre 15 janë të konfirmuar me COVID-19, ndërsa 29 janë të shtrirë si post-COVID.

Me oksigjeno-terapi janë 11 pacientë, derisa në mjekimin intensiv të Klinikës Infektive nuk ka pacientë.

Numri i pacientëve me COVID-19 dhe post-COVID, sipas klinikave COVID-19 dhe spitaleve të përgjithshme:

Klinika Infektive, 4 pacientë

Klinika e Pulmologjisë, 26 pacientë post-COVID-19

Spital i Pejës, 5 pacientë

Spitali i Gjakovës, 7 pacientë

Spitali i Ferizajt, 2 pacientë./Aleanca.press/