Gjini për Kusari-Lilën: Një produkt që është parë përmbajtja vetëm se i është ndërruar etiketa nuk mund të votohet prapë

Gjini për Kusari-Lilën: Një produkt që është parë përmbajtja vetëm se i është ndërruar etiketa nuk mund të votohet prapë

Kryetari aktual i komunës së Gjakovës nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ardian Gjini i cili synon edhe një tjetër mandat, ishte i ftuar në një debat politik për të diskutuar rreth kandidaturës së tij për Gjakovën.

Gjini ka thënë se fryma e 14 shkurtit nuk ndikon në zgjedhjet lokale të 17 tetorit duke thënë se partitë politike nuk munden të marrin një produkt të cilin qytetarët e kanë provuar ti largojnë një etiketë, ti vendosin një tjetër dhe të thonë se tash është produkt i mirë.

“Nuk bënë kështu se qytetarët kanë mësu më shumë se sa sot dikush beson se kanë mësu, nuk mundet VV të thotë tash produkti është i mirë sepse ka etiketën time, nuk shkon ashtu”, ka thënë Gjini.

Analistët në studio i kanë ndërhyrë Gjinit duke i thënë se në shumicën e rasteve qytetarët edhe votojnë në bazë të etiketës, Gjini duke iu referuar kundërkandidates së tij Kusari-Lila u përgjigj: “Jo nëse njëherë e kanë provu dhe e kanë parë produktin, nëse nuk e kanë provu po ama jo nëse e kanë parë se ai produkt nuk bënë vetëm se i është ndërruar tiketa, bile  tre herë, atëherë është problem sepse ata e dinë e kanë provu”.

Tutje Gjini ka sqaruar se po përdorë fjalën produkt jo për fyerje por si një diçka që populli e ka provuar, e di saktë se ka që populli e ka provuar, e di saktë se çka është përmbajtja./Aleanca.press/