Gjykata Speciale fton Rrahim Hashimin si të dyshuar

Gjykata Speciale fton Rrahim Hashimin si të dyshuar

Prokuroria e Specializuar i ka dërguar ftesë për intervistim ish-ushtarit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Rrahim Hashimi.

Këtë e ka bërë të ditur vetë Hashimi përmes një postimi në Facebook.

Ai ka thënë se intervista do të bëhet të martën dhe se është hera e dytë që do të intervistohet nga kjo gjykatë.

Hashimi ka njoftuar se do t’i përgjigjet pozitivisht ftesës nga Prokuroria e Specializuar.

Njoftimi i plotë i Hashimit:

Të nderuar familjar, miq e bashkëluftar ju njoftoj se sot jam thirrur nga zyra e prokurorit të specializuar në Hagë për tu intervistu në cileslinë e të dyshuarit të Marten me 09.11.2021

Kjo është hera e dytë që intervistohem, hera e parë ka qenë me datën 09.04.2019

Nuk jam i njoftuar, nëse ka një aktakuzë të ngritur apo jo, por fteses dot ju përgjigjem pozitivisht.

Me respekt Rrahim Hashimi/Aleanca.press/