Goli i Muriqit nuk i kryen punë, Lazio eleminohet nga Kupa e Italisë

Goli i Muriqit nuk i kryen punë, Lazio eleminohet nga Kupa e Italisë

Atalanta ka arritur fitore në përballjen kundër Lazios, në çerekfinale të Kupës së Italisë me rezultat 3-2.

Ishte Gjimshiti, ai që ja siguroi epërsinë Atalantas që në minutën e 7-të.

Pas 10 minutave për Lazion e barazoi rezultatin futbollisti kosovar, Vedat Muriqi.

Po ashtu, Lazio edhe kaloi në epërsi me golin e Acrebit.

Mirëpo, Lazio nuk arriti ta mbajë epërsinë dhe Atalanta shënoi edhe dy herë të tjera.

Malinovsky dhe Miranchuk shënuan dy golat e tjerë për Atalantan, për të siguruar vazhdimin e rrugëtimit në Kupën e Italisë./Aleanca.press/