Granit Xhaka tregon se babai i tij ishte i burgosur politik

Granit Xhaka tregon se babai i tij ishte i burgosur politik

Futbollisti kosovar, Granit Xhaka ka folur rreth manaxhimit të parave të tij dhe historisë së prindërve.

Xhaka tregoi se parat e fituara ia menaxhojnë prindërit e tij, shkruan Sinjali Sportiv.

“Ata i menaxhojnë këto para dhe kujdesen shumë, shumë mirë për to. Unë sigurisht që jam në gjendje të fitoj para të mira. Por gjithashtu mund të humbas po aq shpejt. Prandaj, janë në duar të mira me prindërit e mi”.

Po ashtu, Xhaka tregoi se babai i tij ishte i burgosur për tre vite, për arsye politike.

“Babai im ishte në burg për tre vite e gjysmë për arsye politike. Sa më shumë plakem, aq më shumë mësoj për luftën, vendin, mentalitetin. Unë nuk kam vërejtur asgjë. Isha shumë i ri”, tha Xhaka./Aleanca.press/