Gruaja e denoncon pas 4 ditësh burrin e saj: Më rrahu e kërcënoi, por shpresoja mos po përmirësohej

Gruaja e denoncon pas 4 ditësh burrin e saj: Më rrahu e kërcënoi, por shpresoja mos po përmirësohej

Një grua në Prizren dje e ka denoncuar në Polici burrin e saj për dhunë në familje. Rasti dyshohet se ka ndodhur katër ditë më parë në rrugën “Beteja e Kabashit” në Prizren, por gruaja nuk e kishte raportuar menjëherë.

Burimet e Sinjalit brenda Prokurorisë kanë njoftuar se viktima ishte sulmuar fizikisht nga burri i saj para katër ditësh, por e njëjta nuk e kishte denoncuar duke menduar “se do të përmirësohej dhe nuk do të përsëritej më” një ngjarje e tillë.

Viktima ka deklaruar në Polici se burri i saj e kishte goditur atë me shuplaka, por që dhuna psikike ka vazhduar edhe për disa ditë, ku i njëjti më pas edhe e ka kërcënuar.

Sipas burimeve të Sinjalit, i dyshuari supozohet të jetë përdorues i substancave narkotike.

Pasi viktima e ka raportuar rastin, i dyshuari është kërkuar në shtëpi dhe nuk është gjetur, por nuk ka shkuar shumë kur i njëjti është kapur nga Policia dhe është ndaluar për 48 orë.

Ndërsa viktima, me dëshirën e saj është kthyer te prindërit./Aleanca.press/