Qeveri pa qeverisje!

Qeveri pa qeverisje!

Në raportin e WJP mbi Indeksin e Sundimit të Ligjit, Kosova më 2020 ishte e 54ta kurse në Qeverinë Kurti, 2021 âsht ma keq, në vendin e 60të.

Shkruan: Halil Matoshi

Pushteti po krekoset se kinse e ka përmisu drejtësinë, e në realitet, në indeksin e këtij viti po del për gjashtë vende ma keq.

Nuk qeveriset me rrenë!

P. S.

Shkrimtari serb dhe ish Kryetari i Jugoslkavisë Dobrica Čosić e përshkruente rrenën si interes nacional serb.

“Gënjeshtra është virtyti më i lartë i popullit serb. Ne gënjejmë për të mashtruar, të ngushëllojmë një tjetër; gënjejmë nga dhembshuria, gënjejmë nga turpi, për të inkurajuar, për të fshehur mjerimin tonë, për të gënjyer për ndershmërinë. Ne gënjejmë për lirinë. Një gënjeshtër është një formë e patriotizmit serb dhe një konfirmim i inteligjencës sonë të lindur. imagjinative, shpikës ”, thojke ai.

Pse Qeveria Kurti ka me investu aq shumë në rrenën, askush s’e ka pritë!?

Sepse, rrena nuk âsht virtut i shqiptarëvet, as interes nacional i tyne!