Haradianaj flet për zgjedhjet e brendshme në AAK: Ndryshime të mëdha me njerëz te rinj, janë mbajtur mbi 400 Kuvende

Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka mbajtur konferencë për media.
Qëllimi i kësaj konference nga i pari i AAK-së, ishte informimi lidhur me mbarëvajtjen e procesit të brendshëm zgjedhor në Aleancë.
Haradinaj tregoi që në 5 muajit e fundit janë mbajtur mbi 400 kuvende të nëndegëve, të strukturave të rinisë dhe të gruas.
“Aleanca po e përfundon një proces të suksesshëm të zgjedhjeve të brendshme. Për këta 5 muaj, janë mbajtur mbi 400 kuvende të nëndegëve, të strukturave të rinisë dhe të gruas.. Zgjedhjet kanë qenë gjithëpërfshirëse, të hapura e me një konkurrencë të admirueshme. Pjesa dërmuese e njerëzve të zgjedhur për të udhëhequr nëpër nëndegë, në aleancën e të rinjve apo të gruas, janë të rinj, prej të cilëve mbi 40 % njerëz që janë anëtarësuar në këto 2-3 vjet”, tha Haradinaj para mediave.
Haradinaj tutje tregoi që risi e këtyre zgjedhjeve të brendshme është rikthimi i Aleancës së Gruas në 23 njësi zgjedhore, ku ka rezultuar me zgjedhjen në krye të AGK-së, Diellza Kukaj, një e re dhe e përgatitur si duhet për këtë pozitë.
“Risi e këtyre zgjedhjeve, është rikthimi i Aleancës së Gruas, me 23 njësi zgjedhore, që ka rezultuar me një kuvend të suksesshëm, me garë të hapur e shumë demokratike, nga i cili kuvend, u zgjodh kryetare e AGK, Diellza Kukaj, që është me mua sot”, tregoi Haradinaj.
Ndër të tjera, Haradinaj tha se në këtë proces të zgjedhjeve të brendshme të AAK, është rikonfirmuar përcaktimi i tyre për rend dhe ligj, për shtet të fortë e të zhvilluar e të rreshtuar me botën perëndimore të udhëhequr nga Amerika, me orientimin e pandryshueshëm, anëtarësimin në NATO dhe BE.
Krejt në fund i pari i AAK-së, tregoi për punën që e ka bërë ai dhe partia e tij lidhur me qeverisjen e vendit në 4 vitet e fundit.
“Aleanca në katër vitet që kaluan, ka luajtur një rol konstruktiv e domethënës në skenën politike e shtetërore në Kosovë. Për dy vite kemi udhëhequr me Qeverinë, e për rreth një vit, kemi qenë në bashkëqeverisje. Gjatë drejtimit të qeverisë, kemi arritur t’i kryejmë shumë punë të rëndësishme për vendin.
E kemi prapësuar skenarin e ndarjes së Kosovës,
Kosovën e kemi bërë me ushtri,
Trepçën ia kemi kthyer Kosovës,
Kemi pavarësuar sistemin energjetik,
Kryeqytetin e kemi bërë me ligj,
Serbisë ia kemi hequr tregun e Kosovën me taksën 100%,
Kemi ruajtur të drejtën e korrigjimit të demarkacionit me Malin e Zi,
E kemi kaluar ligjin e pagave, të cilin sot po e bllokon qeveria Kurti si dhe të arritura të tjera që qytetarët janë në dijeni për to”, përfundoi Haradinaj.
Komunikata e plotë:
Aleanca po e përfundon një proces të suksesshëm të zgjedhjeve të brendshme
- Për këta 5 muaj, janë mbajtur mbi 400 kuvende të nëndegëve, të strukturave të rinisë dhe të gruas.
- Zgjedhjet kanë qenë gjithëpërfshirëse, të hapura e me një konkurrencë të admirueshme.
- Pjesa dërmuese e njerëzve të zgjedhur për të udhëhequr nëpër nëndegë, në aleancën e të rinjve apo të gruas, janë të rinj, prej të cilëve mbi 40 % njerëz që janë anëtarësuar në këto 2-3 vjet.
4.Risi e këtyre zgjedhjeve, është rikthimi i Aleancës së Gruas, me 23 njësi zgjedhore, që ka rezultuar me një kuvend të suksesshëm, me garë të hapur e shumë demokratike, nga i cili kuvend, u zgjodh kryetare e AGK, Diellza Kukaj, që është me mua sot.
- Sot e kemi Kuvendin e të Rinjve dhe kam kuptuar se kandidatët për të udhëhequr rininë e Aleancës, po ashtu nuk kanë pasur përgjegjësi politike dhe janë rishtazi në Aleancë, pritet një garë e nxehtë, ashtu siç ndodhi edhe nëpër nëndegë e disa prej degëve, siç ishte rasti i Prizrenit, kur pas një gare shumë interesante, kryetari u zgjodh me balotazh.
- Është përcaktim i AAK që të jetë e hapur për njerëz e për vlera të reja.
- Në këtë proces të zgjedhjeve të brendshme të AAK, është rikonfirmuar përcaktimi ynë, për rend dhe ligj, për shtet të fortë e të zhvilluar e të rreshtuar me botën perëndimore të udhëhequr nga Amerika, me orientimin e pandryshueshëm, anëtarësimin në NATO dhe BE.
- Aleanca në katër vitet që kaluan, ka luajtur një rol konstruktiv e domethënës në skenën politike e shtetërore në Kosovë.
Për dy vjet kemi udhëhequr me Qeverinë, e për rreth një vit, kemi qenë në bashkëqeverisje.
Gjatë drejtimit të qeverisë, kemi arritur t’i kryejmë shumë punë të rëndësishme për vendin.
E kemi prapësuar skenarin e ndarjes së Kosovës,
Kosovën e kemi bërë me ushtri,
Trepçën ia kemi kthyer Kosovës,
Kemi pavarësuar sistemin energjetik,
Kryeqytetin e kemi bërë me ligj,
Serbisë ia kemi hequr tregun e Kosovën me taksën 100%,
Kemi ruajtur të drejtën e korrigjimit të demarkacionit me Malin e Zi,
E kemi kaluar ligjin e pagave, të cilin sot po e bllokon qeveria Kurti.
Të nderuara media, më lejoni që t’iu falënderoj edhe juve për punën e shkëlqyer që keni bërë në përcjelljen e aktiviteteve të Aleancës, qoftë edhe kur na keni kritikuar pa të drejtë.
Procesi zgjedhor do të përmbyllet me 5 qershor me Kuvendin e madh, dhe pas tij pa asnjë dyshim do të jemi më të fortë e më të vendosur që ta vazhdojmë punën tonë në interes të shtetit e të qytetarëve.