Haradinaj: Aleanca e të Rinjve po rikthehet fuqishëm

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj e ka uruar kryetaren e zgjedhur të Aleancës së të Rinjve të Kosovës (ARK), Amire Ajeti.
Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Haradinaj ka thënë se njëjtë si Aleanca e Gruas edhe Aleanca e të Rinjve po rikthehet fuqishëm.
"Rinia e Aleancës dëshmoi forcën e vet dhe pjekurinë demokratike.
Sonte Kuvendi i ARK-së, në një garë të fortë e të ngushtë mes tre kandidatëve, ka zgjedhur kryetare Amire Ajetin.
Uroj Amiren për fitoren, e gjithashtu falënderoj kandidatët e tjerë, Visar Dili dhe Liridon Hereqi, për garë të drejtë e demokratike.
Ashtu si Aleanca e Gruas edhe Aleanca e të Rinjve po rikthehet fuqishëm në skenën politike kosovare", ka shkruar Haradinaj.