Haradinaj: Deçanin do e fitoj i zoti i shtëpisë, Bashkim Ramosaj

Haradinaj: Deçanin do e fitoj i zoti i shtëpisë, Bashkim Ramosaj

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj gjatë tubimit zgjedhor të mbajtur në Deçan ka thënë se deri më sot Deçani ka pas një kryetar që ka ruajtur identitetin e tij prej kryetari dhe atë të komunës së Deçanit.

Haradinaj ka thënë se Deçani ka qenë i lënë mbas dore qysh prej kohës së krajlisë duke thënë se nuk ka pasur zhvillim, nuk ka pasur investime dhe ka qenë i lënë disi si mbas bjeshke.

“Fatkeqësisht nuk është kujtu dikush që Deçani e meriton zhvillimin, edhe mundohemi që me e harru prap, ju kujtohet që kemi thënë që s’po bëjnë mirë që po e harrojnë Deçanin. Mbas lufte kemi kërku zhvillime, investime, kemi kërku besim”, ka thënë Haradinaj.

“Kemi thënë që Deçani nuk pret prej tjerëve, ka me i kry vet punët, ka me i pru vet investimet dhe është e vërtetë, kur s’ka prit kurrkush që kemi me ardh me i marrë vendimet dhe kur s’kanë prit se kemi me i shti ato investime në Deçan, kemi marrë udhëheqjen e vendit dhe ja kemi pru investimet Deçanit”, ka shtuar Haradinaj.

Ai ka thënë se ata që mundohen të ndalin rrugën e Deçanit gabohen duke thënë se nuk munden me ndal projektin.

“Nuk mund ta ndalin projektin, sepse i marrim vendimet vet dhe e ngrijmë autorrugën, nuk presim prej tyre”, është shprehur Haradinaj.

Kreu i AAK-së ka thënë se Aleanca do i përkushtohet zhvillimit, projekteve të mëdha zhvillimore sepse ato nuk e lidhin vetëm Dukagjinin me shtetin por e lidhin Dukagjinin me botën.

Duke folur për autostradën Haradinaj ka treguar se Deçani ka prodhues që dyer e dritare eksportojnë jashtë vendit dhe ka thënë se këta njerëz meritojnë të kenë rrugë për t’u lehtësuar punën dhe se ajo rrugë sjellë investime në vend.

“Unë besoj shumë që këtë mandat do të kemi investime në turizmin malor, në skijim. Deçani ka me fillu me u kthy në kryeqendrën e turizmit malor për skijimin në Kosovë”, ka shtuar i pari i AAK-së.

Haradinaj ka folur edhe për refuzimin e gazsjellësit amerikan duke thënë se ai që refuzon paratë dhe investimet e Amerikës dhe presidentit Biden, ai meriton të shkojë në shtëpi.

Po ashtu Haradinaj ka kritikuar qeverinë për vendimin e hapjes së arkivave për të cilat ka thënë se dihet tashmë se a ka UҪK arkiva dhe cilat janë ato dhe se kjo qeveri i ka barazuar këto arkiva me ato serbe.

“Ne duhet me shku drejt një zhvillimi ekonomik që me mbet rinia këtu, ne duhet me shku drejt investimeve të aleatëve tonë të cilët duke u kujdes për investimin e vet, kujdesen për interesat tona”, ka shtuar Haradinaj.

Ai ka folur tutje për taksën, duke thënë se ata që më kanë gjykuar duke thënë se me vënjen e taksës i ke prishur marrëdhëniet me Amerikën janë gënjeshtra.

Taksën e kam vendos dhe jam shku në Uashtington në Pentagon dhe më ka prit sekretari Mattis, sekretar i mbrojtjes i cili përpos që më ka dhënë ushtrinë dhe mi ka mbrojtë kufijtë, më ka përcjellë me çadër deri te dera e veturës”, ka thënë Haradinaj.

Për qeverinë e tanishmë të vendit Haradinaj ka thënë se është qeveri të cilës i vije era Rusi.

“Shumë veprime të kësaj qeverie janë gabim, po shkojnë në veri kishe po bëjmë diçka, kjo po i bjen se sa herë që na merr malli me na rreh e me na sha serbët, na shkojmë atje se na rrehin e na shajnë, nuk është kështu rendi e ligji, ju e dini si kanë shku në vitin 2019, s’ka guxu kush me mi nguc policinë”, është shprehur Haradinaj.

Ai ka thënë se Deçani asnjëherë nuk ka për të qenë i varur nga të tjerët dhe se dihet tashmë fitorja e Deçanit, Bashkim Ramosja i zoti i shtëpisë./Aleanca.press/