Haradinaj: Deklarimi i Kurtit se janë bërë të gjithë kundër nesh nuk qëndron, i kemi ofru bashkëpunim aty ku ka kërku

Haradinaj: Deklarimi i Kurtit se janë bërë të gjithë kundër nesh nuk qëndron, i kemi ofru bashkëpunim aty ku ka kërku

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Ramush Haradinaj sonte ka qenë i ftuar në emisionin ‘Prime’, në RTK.

Ai përgjatë këtij emisioni foli për zhvillmet e fundit në vend, me theks të veçantë për zgjedhjet lokale.

Haradinaj u pyetë se sa është I kënaqur me rezultatin e zgjedhjeve lokale.

Ai tha se Aleanca padyshim ka dalur mirë në këto zgjedhje, pasi që ka dyfishuar mbështetjen në shumë komuna të Republikës së Kosovës.

“Për Aleancën ky është rezultat shumë i mirë. Këtë e them për faktin se ka pasur një rritje të bazës që e kemi fitu në këtë zgjedhje. Në komunën e Klinës nga 5 asambleist kemi 12 asambleistë, pra kemi dyfishim të votës për asamble. Një rritje të tillë kemi edhe në Rahovec, Suharekë, Gjakovë si dhe në Deçan. Ne si Aleancë kemi fituar 5 komuna, kemi një numër të madh të asambleistëv në nivel vendi dhe kemi mbi 91 mijë vota. E gjithë kjo flet për një sukses të mirë të Aleancës dhe rikthim të fuqisw politike dhe besushmërisë politike të Aleancës”, tha Haradinaj.

Tutje ai tha se sa i përket bashkëpunimeve kemi qenë të hapur, kemi pas koalicion formal në Kamenicë dhe e kemi mbështetur zotri Bulliqin në Podujevë.

Po ashtu, Haradinaj tha se ka qenë I hapur në çdo degë për bashkëpunim me VV-në.

“Ne kemi qenë të hapur për bashkëpunim edhe me Vetëvendosjen. VV e ka kërku ndihmën tonë në Kamenicë, dhe ka qenë vendim i degës tonë me i përkrahë. Me sa jam në dijeni dega jonë ka pasur një bashkëpunim edhe në Podujevë me zotrin Bulliqi. Ne ju kemi kërkuar ndihmën edhe në disa degë të tjera, po qëndrimi i tyre ka qenë i paqartë. Pra, nuk kanë marr qëndrim formal, po disa prej tyre na kanë ndihmu. Kurse ne e kemi pas si qëndrim, që nëse na kërkon dikush bashkëpunim, jemi të hapur dhe e bëjmë formal atë. Në këtë mënyrë ne në asnjë degë nuk kemi pas ndonjë ndalesë për bashkëpunim me VV-në’, tha Haradinaj.

“Dega jonë në Podujevë e ka pa të arsyeshme të bëjë një bashkëpunim me VV-në. Kurse nga LDK në podujevë dega jonë atje nuk ka pasur asnjë ofertë. Deklarimi i Kurtit se janë bërë të gjithë kundër nesh, nuk qëndron se kemi qenë të hapur për bashkëpunim. Pra, siç e thash e kemi përkrah në dy komuna, gjë që kjo nuk ka ndodh me VV-në, se ajo nuk n aka përkrahë në Istog dhe në Junik, duke bërë marrëveshje me LDK-në”, shtoi ai./Aleanca.press/