Haradinaj drejt presidencës, tmerrohen mediet serbe 

Haradinaj drejt presidencës, tmerrohen mediet serbe 

Mbrëmë në Televizionin Publik të Kosovës RTK, ish-kryeministri Ramush Haradinaj ka deklaruar se ardhja e tij në pozitën e presidentit të Kosovës, nënkupton anëtarësim në NATO. 

Kjo deklaratë e Haradinajt ka ngjallur reagime në mediet e Serbisë, duke i dhënë epitetin 'terrorist' dhe kjo dëshmon qartë frikën e Serbisë nga ardhja në krye të shtetit e liderit më të vendosur që ka Kosova. 

Novosti shkruan se Haradinaj ka deklaruar ‘se nëse zgjidhet në këtë post do t’i jepte prioritet anëtarësimit të – siç i referohet media serbe Kosovës – ‘shtetit fals’.

Mediat serbe po ashtu kanë transmetuar deklaratën e Haradinajt se ‘nuk është i interesuar për pozitën e kryeministrit por për atë të presidentit’. /aleanca.press/