Haradinaj falënderon aleatët për ndihmën në momentet vendimtare për popullin e Kosovës

Haradinaj falënderon aleatët për ndihmën në momentet vendimtare për popullin e Kosovës

Ish kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, përmes llogarisë së tij në Facebook, ka uruar Gjakovën, Rahovecin, Drenasin, Vitinë dhe Obiliqin me rastin e 21 vjetorit të çlirimit.

Postimi i plotë:

"Kosova po çlirohej qytet pas qyteti. Me 14 qershor 1999, u realizua ëndrra e luftëtarëve të brigadave 132 "Myrtë Zeneli", 137 "Gjakova", 134 "Bedri Shala", 138 "Agim Ramadani", 124 "Gani Paçarizi", 114 "Fehmi Lladrovci" e 173 "Gursel e Bajram Sulejmani".

Shumë nga ta, triumfues dhe krenarë, përjetuan ditën kur erdhi liria, e shumë të tjerë, ishin përjetësuar në betejat që ndaluan gjenocidin dhe mposhtën armikun.

Përjetësisht të përulur ndaj sakrificës së të rënëve!

Përjetësisht falënderues për ndihmën e SHBA-ve dhe NATO-s në momentet më vendimtare për popullin tonë!

Viti, Drenas, Rahovec, Obiliq e Gjakovë. Urime Dita e Çlirimit!"/aleanca.press/