Haradinaj i dyti në sondazhe me 34% të votave

Haradinaj i dyti në sondazhe me 34% të votave

Kandidati për kryetar të komunës së Prishtinës nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Daut Haradinaj ishte i ftuar në një emision për të shpalosur programin e tij për Prishtinën.

Gjatë këtij emisioni është bërë pyetje se cili mendohet se do ta fitojë garën për Prishtinën me mundësi votimi nga shikuesit e emisionit.

Sondazhet kanë treguar se Daut Haradinaj ka zënë vendin e dytë me 34 për qind të votave.

Nuk është i habitshëm rezultati pasi që edhe në sondazhet e më hershme rezultati ka qenë gjithmonë pozitiv për Haradinaj, e këtë e tregon edhe mbështetja që ai po merr dhe numri i madh i mbështetësve të tij në takimet që ai po mban me qytetarët, duke vizituar kështu çdo pjesë të kryeqytetit dhe duke dëgjuar nga afër hallet dhe problemet me të cilat po ballafaqohen qytetarët e Prishtinës.

Qytetarët e Prishtinës tashmë po përqafojnë programin e Aleancës për Prishtinën pasi që është program i cili vërtetë adreson kërkesat e tyre./Aleanca.press/