Haradinaj i kërkon mbështetje presidentit Meta, për linjën hekurudhore që do ta lidhte Prishtinën dhe Durrësin

Haradinaj i kërkon mbështetje presidentit Meta, për linjën hekurudhore që do ta lidhte Prishtinën dhe Durrësin

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj sot ka pritur në takim Presidentin e Shqipërisë Ilir Meta.

Haradinaj tha se me presidentin Meta, diskutoj për për projektet e përbashkëta me interes të dy vendev si dhe i kërkoi mbështetje për linjën hekurudhore që do ta lidhte Prishtinën dhe Durrësin.

Po ashtu Haradinaj i uroi Metës Ditën e Flamurit dhe Pavarësisë së Shqipërisë.

“Sot me bashkëpunëtorë e prita në takim të përzemërt, Presidentin e Republikës së Shqipërisë Ilir Meta.

Folëm hapur për projektet e përbashkëta me interes të dy vendeve tona dhe kërkova mbështetjen e Presidentit për linjën hekurudhore që do ta lidhte Prishtinën dhe Durrësin, krijimin e një sistemi të përbashkët mbrojtës për ndihmë të ndërsjellë në situata të jashtëzakonshme e emergjente si dhe krijimin e lehtësirave për të mundësuar shtetësinë shqiptare për të gjithë shqiptarët kudo që janë.

Njëkohësisht shfrytëzova rastin që Presidentit Meta dhe Popullit Shqiptar tu uroj Ditën e Flamurit dhe Pavarësisë së Shqipërisë”, ka shkruar Haradinaj./Aleanca.press/