Haradinaj për diasporën: Mirënjohje për ju që kurrë nuk më latë vetëm!

Haradinaj për diasporën: Mirënjohje për ju që kurrë nuk më latë vetëm!

Kandidati për president të Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, përmes një postimi në Facebook ka falenderuar diasporën për mbështetje të vazhdueshme.

Falënderimi erdhi pasi në rrjetin social Facebook, u postuan imazhe e video  ku shihen dhjetëra autobusë që janë nisur nga diaspora, për të votuar në Kosovë, në përkrahje të Aleancës dhe z, Haradinaj për President të vendit. 

Haradinaj ka shkruar:

Mirënjohje për ju që kurrë nuk më latë vetëm!
Të dashur qytetarë të Diasporës shqiptare,
Ky moment historik për Kosovën, natyrshëm se është i përbashkët për ne!
Ju jam skajshmërisht mirënjohës të gjithëve për mbështetjen, pa dallim. 
Ju mijëra bashkatdhetarë që po e përkrahni vizionin tonë, ashtu si dikur, kur Kosova dhe unë kishim nevojë për ju, nuk na latë vetëm për asnjë moment!
Motra dhe vëllezër, 
Pak ditë na ndajnë nga referendumi historik, ku përcaktohet se çfarë drejtimi po merr vendi ynë. Andaj, ju lus qe edhe një herë si gjithmonë të bëhemi bashkë e ta fitojmë edhe këtë betejë!
14 shkurti është drejtimi i vendit tonë, andaj bëhuni pjesë e tij!

 



/Aleanca.press/