Haradinaj, kritika të forta kryeministrit Hoti: AAK nuk jep përkrahje për dialogje të gjata ku fliten vetëm pallavra

Haradinaj, kritika të forta kryeministrit Hoti: AAK nuk jep përkrahje për dialogje të gjata ku fliten vetëm pallavra

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka shprehur pakënaqësinë e tij me partnerin e koalicionit, LDK-në, lidhur me dialogun me Serbinë që po përgaditët të rifillojë në Bruksel.


Kryetari Haradinaj, ka thënë se ia ka shprehur pakënaqësitë e tij edhe kryeministrit Avdullah Hoti, edhe kryetarit të LDK-së, Isa Mustafa, lidhur me menaxhimin e kësaj çështje dhe trajtimin përjashtues së partisë së tij.

Haradinaj i ka dhënë një paralajmërim të drejtpërdrejtë LDK-së. Ai ka thënë se nuk  ka mbështetje blanko, duke lënë të hapur mundësinë e prishjes së koalicionit.

Unë e kam shprehë mendimin tim para z. Hoti dhe z. Mustafa. I pari ka të bëj me aspektin kohor dhe 2 me qartësinë në epiloh. Ajo që më shqetëson Kosova me pranu edhe një proces politiko-teknik, ku organizohet takime të kohëpaskohshme, ku Serbia avancon e ne këqyrim si qyqana”, ka thënë Haradinaj.

Haradinaj, duke kritikuar Hotin për dorëzim para agjendës së BE-së ka thënë se ai po e humbë mundësinë   që dialogun t’ia jap në përgjegjësi SHBA-së.

“I kam bërë të ditur z. Hoti që Kosova mos me humbë mundësinë që dialogun me çu tavolinën e SHBA-së. Hoti duhet ta bëj një hap prapa që të mos e çoj Kosovën në një dialog pa kornizë kohore. LDK nuk e ka përkrahjen e AAK-së për dialogje të gjata, ku ka vetëm pallavra”, ka theksuar Haradinaj në Rubikon.

Haradinaj ka thënë se LDK po bëhet si PDK, kur dialogun e shfrytëzonte vetëm për fotografi promovuese. Ai ka kritikuar Hotin, i cili nuk e ka marrë ministrinë  AAK-së Selim Selimi në Bruksel, por shefen e kabinetit të tij.

 “LDK po e bën atë që e bënte dikur PDK, kur i bënte vetëm disa syreta me diplomatë të huaj. Edhe LDK po e përvetëson atë metodë. I kemi reaguar me shkresë z. Hoti, i cili në Bruksel e mori shefen e kabinetit të tij, por jo ministrin Selim Selimi. Unë dua ta kem njeriun e tij, sepse jemi partnerë koalicioni. Duhet të krijojmë sa më shumë ndjenjë të përbashkët për këtë temë”, ka thënë ai.

Kryetari Haradinaj ka reaguar edhe për emërimin e Skender Hysenit si Koordinator Shtetëror të Dialogut. Ai ka thënë se kjo gjë u bë pa koordinim me AAK-në, dhe sipas tij, ka qenë e çuditshmë që i pari njeri që e përkrahu këtë emërim ishte presidenti Hashim Thaçi.

E ka emëru Skënder Hysenin. I pari që ia përkrahi është Presidenti Thaçi. Aleanca s’ka qenë as në dijeni. Asnjë SMS nuk e kemi marrë që do ta emëroj Hysenin në çështjen e dialogut. Nëse dojnë me përvetësu dialogun një grup i ngushtë, atëherë le të mbahen mirë kur të vijnë në Kuvend. Nëse ne nuk ankohemi dhe vazhdojmë me këtë dialog, s’ka se si me u kyçë Amerika. Ne jemi duke e bë të pamundshme me marr rol Amerika dhe me krye punë”, tha Haradinaj.

/Aleanca.press/