Haradinaj kujton “Betejën e Koshares”: Fal tyre, u realizua ëndrra e shumë brezave

Haradinaj kujton “Betejën e Koshares”: Fal tyre, u realizua ëndrra e shumë brezave

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj ka kujtuar sot “Betejën e Koshares”, në 22-vjetorin e thyerjes së kufirit të dhunshëm shqiptaro-shqiptar.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Haradinaj ka thënë se në rrugën tonë drejt lirisë, kemi pasur shumë vuajtje e sakrifica, por kemi dëshmuar edhe trimëri, guxim e vendosmëri

Shqiptarët asnjëherë nuk pranojnë ndarjen e robërinë. Njëzetedy vite më parë, u shemb me luftë kufiri mes Kosovës e Shqipërisë, i vendosur padrejtësisht për dekada me radhë. Në rrugën tonë drejt lirisë, kemi pasur shumë vuajtje e sakrifica, por kemi dëshmuar edhe trimëri, guxim e vendosmëri”, ka shkruar Haradinaj.

Haradinaj ka thënë se fal atyre që ia falën jetën Atdheut, u realizua ëndrra e shumë brezave.

Ëndrra e shumë brezave u realizua në Luftën Çlirimtare, fal atyre që pa hezitim ia falën jetën Atdheut. Përulemi para gjakut të Heronjve të Brigadës 138 “Agim Ramadani”. Ata janë kurorë lavdie e guximit dhe bashkimit shqiptar”, është shprehur Haradinaj./Aleanca.press/.