Haradinaj kujton heroinën Aze Brahimaj

Haradinaj kujton heroinën Aze Brahimaj

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), ka kujtuar gjyshen e tij, Aze Brahimaj, dhe nënën e saj, Zizen, në 22 vjetorin e rënies së tyre.

Haradinaj përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook ka thënë se historia e gruas shqiptare është rrugë e gjatë e plot vështirësi.

Historia e gruas shqiptare është një rrugë e gjatë e plot vështirësi. Shekujt që kaluan, lan pas kujtimet e pashlyera për heroizmin e nënave e vajzave shqiptare. Sot kujtojmë heroinën Aze Brahimaj e cila së bashku me nënën e saj Zizen, ranë njëzetedy vite më pare”, ka shkruar Haradinaj.

Ai ka thënë se gruaja shqiptare në asnjë periudhë kur vendi ishte në rrezik, nuk ka qëndruar duarkryq.

Gruaja shqiptare, në asnjë periudhë kur vendi ishte në rrezik, nuk qëndroi duarkryq. Nëna Azë u bë shtyllë e fuqishme e UÇK-së, që në fillet e organizimit të luftës për liri. Trimëria, guximi e sakrifica e saj, e bën të veçantë e të paharruar në kujtimin e shqiptarëve”, është shprehur Haradinaj./aleanca.press/

 

Historia e gruas shqiptare është një rrugë e gjatë e plot vështirësi. Shekujt që kaluan, lan pas kujtimet e pashlyera...

Posted by Ramush Haradinaj on E Diele, 2 August 2020