Haradinaj kujton Rugovën

Haradinaj kujton Rugovën

Ish kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka kujtuar ish presidentin e Kosovës, Ibrahim Rugova në 16-vjetorin e vdekjes.

Përmes një statusi në llogarinë e tij në Facebook, Haradinaj ka thënë se urtësia dhe filozofia politike e Presidentit Ibrahim Rugova, mbeten ndër modelet më të avancuara të të bërit politikë.

"Unë kam përfituar shumë, sepse në një fazë të shtetndërtimit të Kosovës kemi bashkëpunuar ngushtë. I përjetshëm kujtimi për Presidentin historik Rugova", ka shkruar Haradinaj.