Haradinaj: Kur Aleanca ka marrë përgjegjësi, ndryshimi ka ndodhur

Haradinaj: Kur Aleanca ka marrë përgjegjësi, ndryshimi ka ndodhur

Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, në emisionin Pressing të T7, ka thënë se nuk ka befasi nëse AAK fiton në Prishtinë.

Përveç në Prishtinë me Daut Haradinajn si kandidat për kryetar të kryeqytetit, Haradinaj tha se nuk ka befasi nëse AAK-ja fiton edhe në Podujevë.


“Kandidatura e Daut Haradinajt është befasuar në përvojën e mëhershme në komuna. Pra, aty nuk është pritur, Aleanca edhe ka arritur të fitojë komuna. Nuk është fort me u befasu që mund të fitojmë në Podujevë, ose mund të fitojmë në Prishtinë”, është shprehur Haradinaj.

Tutje, ai tha se partia e tij identifikohet si parti e ndryshimeve që ka marrë përgjegjësi për veprimet e saj në komuna të caktuara. Sipas tij, ndryshimi ka ndodhur.

“Ajo që ndodh në nivel komunal, Aleanca identifikohet si ndryshimi. Pra, kur Aleanca ka marrë përgjegjësi në një komunë të caktuar, ndryshimi edhe ka ndodhur. Ka ardhur qeverisja e mirë”, shtoi Haradinaj.

/Aleanca.press/