Haradinaj me kërkesë ndaj Qeverisë Kurti: Procedoni në Kuvend Ligjin për Paga

Haradinaj me kërkesë ndaj Qeverisë Kurti: Procedoni në Kuvend Ligjin për Paga

Kryetari I Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj ka kërkuar nga qeveria e Kosovës, përkatësisht kryeministri Kurti rikthimin e Ligjit tëp agave.

Përmes një konferencë për media, kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj ka kërkuar nga qeveria e Kosovës që ta rikthejë Ligjin e Pagave.

Ai tha se në këtë ligj është punuar për një kohë të gjatë, dhe qeveria nëse duhet, të amandamentojë atë dhe ta sjellë për votim në Kuvend.

“Sot ju kemi ftu që të trajtojmë një temë me rëndësi në Kosovë. Ligji i Pagave është një ligj që është punuar për 10 vjet e që është votuar edhe në Parlament. Për këtë ligj është dashur një punë voluminoze e përgatitje. Atë koha fokusim kanë qenë mjektë dhe policia. Kërkojmë nga qeveria që ta amandamentojë aty ku ka pas vërejtje, ta kthen në parlament dhe t’i japim përkrahje këtij ligji”, tha ai.  /Aleanca.press/