Haradinaj mirëpritet edhe në familjet e suksesshme amerikane

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj vazhdon vizitën disa ditore në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Haradinaj përveç takimeve të shumta me komunitetin shqiptar në Amerikë, vizitës në Departamentin e Shtetit, po mirëpritet edhe në familje amerikane të suksesshme për ndërmarrësi.
Këtë e ka bërë të ditur vet Haradinaj përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook.
"Mbrëmë për darkë në familjen amerikane Trompeter, nga familjet më të suksesshme për ndërmarrësi në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Trompeter, me aktivitetet e tyre humanitare i gjen kudo në botë, përfshirë dhe Kosovën, e së fundmi të përfshirë financiarisht në mbështetjen e kauzës së refugjatëve nga Afganistani.
Faleminderit për mikpritjen", ka shkruar Haradinaj.