Haradinaj nderon Batalionit Gardist 'Shkëlzen Haradinaj': me flijimin dhe vetëmohimin e tyre, u bënë ndriçues të rrugës tonë deri te liria

Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka nderuar heroizmin e Batalionit Gardist "Shkëlzen Haradinaj", duke kujtuar kujtuam sakrificën e 24 majit 1999.
“Në Gllogjan dhe Kodrali të Deçanit nderuam heroizmin e Batalionit Gardist "Shkëlzen Haradinaj" dhe kujtuam sakrificën e 24 majit 1999”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.
Haradinaj tha se këta rë rënë me flijimin dhe vetëmohimin e tyre, u bënë ndriçues të rrugës tonë deri te liria.
“Krenohemi me gardistët, betejat dhe sakrificat e tyre, trimërinë dhe guximin. I kujtojmë përherë të rënët, që me flijimin dhe vetëmohimin e tyre, u bënë ndriçues të rrugës tonë deri te liria”, përfundoi ai./Aleanca.press/