Haradinaj nderon me medalje familjen Krasniqi që pësoi në masakrën e Fushë Kosovës

Haradinaj nderon me medalje familjen Krasniqi që pësoi në masakrën e Fushë Kosovës

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj ka kujtuar masakrën në Fushë Kosovë në fund të marsit dhe fillim të prillit të vitit 1999 në të cilën pësoi familja Krasniqi.

Në nderim të sakrificës së këtyre familjeve, Haradinaj sot familjes Krasniqi që pësoi rënd, i ka ndarë medaljen “ME BESIM NË ZOT, ATDHE E SHTET” për kontribut në çështjen kombëtare shqiptare.

Në masakrën që ndodhi në Fushë Kosovë, në fund të marsit dhe fillim të prillit të përgjakshëm të vitit 1999, shumë familje u shuan apo humbën më të dashurit e tyre. E tillë është storia e familjes Krasniqi. Blerta, ende nuk kishte mbushur 12 vjet, kur u ekzekutua nga barbarët, bashkë me babain e saj Dr. Fatmirin dhe xhaxhain Arbenin. Armiku nuk kurseu as gjyshërit e saj, Hamitin e Veziren. Sot, në nderim të sakrificës së tyre, vëllait Afrimit dhe familjes Krasniqi, i kam ndarë medaljen “ME BESIM NË ZOT, ATDHE E SHTET” për kontribut në çështjen kombëtare shqiptare”, ka shkruar Haradinaj në llogarinë e tij në Facebook.

 

Postimi i plotë:

Për lirinë e Kosovës, u sakrifikuan shumë familje shqiptare, e shpesh fati i njëjtë i ka përcjellur disa familje në disa gjenerata. Rruga dhe përpjekja jonë për liri nuk ishte aspak e lehtë.

Në masakrën që ndodhi në Fushë Kosovë, në fund të marsit dhe fillim të prillit të përgjakshëm të vitit 1999, shumë familje u shuan apo humbën më të dashurit e tyre. E tillë është storia e familjes Krasniqi.

Blerta, ende nuk kishte mbushur 12 vjet, kur u ekzekutua nga barbarët, bashkë me babain e saj Dr. Fatmirin dhe xhaxhain Arbenin. Armiku nuk kurseu as gjyshërit e saj, Hamitin e Veziren.

Sot, në nderim të sakrificës së tyre, vëllait Afrimit dhe familjes Krasniqi, i kam ndarë medaljen “ME BESIM NË ZOT, ATDHE E SHTET” për kontribut në çështjen kombëtare shqiptare.

Me Afrim Krasniqin evokuam kujtime të rrugës së vështirë deri te liria, me dhembjen për njerëzit e dashur që na i rrëmbeu dora e armikut, por me shumë krenari që kemi Ushtrinë tonë, të gatshme të ballafaqohet me secilin që tenton të cenojë lirinë e vendit.

Përgjithmonë të përulur para sakrificës së të rënëve për liri!

RH