Haradinaj në 22 vjetorin e masakrës së familjes Berisha: Aty ku dhembja jeton me ne të gjallët

Haradinaj në 22 vjetorin e masakrës së familjes Berisha: Aty ku dhembja jeton me ne të gjallët

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj ka bërë homazhe në Kompleksin Memorial të familjes Berisha dhe në varrezat e dëshmorëve në 22-vjetorin e masakrës së kësaj familje në Suharekë.

Haradinaj përmes një postimi në Facebook ka thënë se në këtë vend dhembja jeton me të gjallët.

“Aty ku dhembja jeton me ne të gjallët!

Nderim për familjen Berisha në Suharekë, nga fëmijët e krahut e deri tek gjyshërit, që brenda një dite i ekzekutoi gjenocidi serb. Shumë varre janë ende të zbrazët, duke mbajtur të hapura plagët edhe njëzetedy vite më pas.

Nderim për të gjithë Dëshmorët e Martirët e Suharekës, sakrificën e tyre për ditët që po i jetojmë sot.

I përjetshëm qoftë kujtimi për ta!”, ka shkruar Haradinaj. /Aleanca.press/