Haradinaj në mbledhjen komemorative për Sadri Tolajn: Janë profesorët ata që krijojnë njerëzit që protestojnë e refuzojnë robërinë

Haradinaj në mbledhjen komemorative për Sadri Tolajn: Janë profesorët ata që krijojnë njerëzit që protestojnë e refuzojnë robërinë

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj ka marrë pjesë në mbledhjen komemorative për nderim të profesor Sadri Tolaj.

Sot është mbajtë mbledhja komemorative në nderim të profesor Sadri Tolajt, babit të kryetarit të degës së AAK-së në Pejë, Arbër Tolaj.

Sadri Tolaj ka ndërruar jetë ditën e shtunë me datën 17 korrik 2021, në orët e hershme të mëngjesit.

Në këtë mbledhje të mbajtur në teatrin ‘Istref Begolli’ në Pejë ka marrë pjesë edhe kreu i AAK-së Ramush Haradinaj i cili ka thënë se bashknëndjenë dhimbjen me familjen Tolaj.

“Bashkëndjejmë sot për familjarin tonë, për prindin tonë, për profesorin tonë por edhe për njeriun që krijoi. Profesor Sadriu është krijues, ndoshta vepra më e madhe me të cilën mburremi më së shumti është njeriu”.

Haradinaj tha se janë profesorët ata që krijojnë njerëzit që protestuan e refuzuan robërinë, ata që luftuan për lirinë e vendit.

“Dikush i krijoi njerëzit tanë në Kosovë, i krijoi brezat dhe ata nuk erdhën rastësisht, nuk erdhën rastësisht as ata që protestuan e refuzuan shtypjen e robërinë, nuk erdhën rastësisht as ata që luftuan”.

“Asnjëherë nuk ka ndodhur rastësisht proceset por kanë ndodhur fal njerëzve të devotshëm, fal njerëzve të dedikuar, por e ndjejë që Sadriu, Eminja e shumë profersorë të tjerë bëjnë punë të çmueshme për ti krijuar njerëzit. Edhe une jam një prej i tyre, i krijuar prej këtyre brezave të edukatorëve, të atyre që krijuan njeriun tonë”.

“Ne do ti kujtojmë për punën e tyre të çmuar, për veprat e tyre që jetonë se brezat vazhdojnë dhe njekohësisht do nderojmë të gjallët. Nderime për Profesor Sadriun. Forca familje”, ka thënë Haradinaj gjatë fjalimit të mbajtur në mbledhjen komemorative në nderim të Profesor Sadri Tolajt.  

 /Aleanca.press/