Haradinaj ngushëllon pas vdekjes së mjekut të luftës, Dr. Rifat Lila

Haradinaj ngushëllon pas vdekjes së mjekut të luftës, Dr. Rifat Lila

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj ka ngushëlluar familjen Lila me rastin e ndarjes nga jeta të mjekut që dha shumë në rrethana të vështira të shqiptarëve dhe në ato paqeje, Dr. Rifat Lila.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Haradinaj ka thënë se Dr. Lila ishte pranë luftëtarëve të lirisë kur ata përballeshin me plagët.

“Dje iu dha lamtumira e fundit një njeriu të madh të Gjakovës e mjekësisë kosovare, Dr. Rifat Lila. Dr. Rifati ishte pranë luftëtarëve të lirisë kur ata përballeshin me plagët, në kohët e kushtet më të vështira të punës për një mjek”, ka shkruar Haradinaj.

Haradinaj ka kujtuar edhe vlerësimin që i ndjeri Baca Hilmi kishte për Dr. Lilën për të cilin thoshte se ka shpirt të madh.

Ngushëllojmë dhe ndajmë dhembjen me familjen, bashkëluftëtarët, miqtë, qytetin e Gjakovës dhe të gjithë punëtorët e shëndetësisë, për këtë humbje të madhe. Babai im i ndjerë thoshte: "Doktor Rifati ka shpirt të madh". Shpirti i tij, pushoftë në paqen e përjetshme!”, ka përfunduar Haradinaj./Aleanca.press/.