Haradinaj nis ditën e Bajramit duke shpërndarë ëmbëlsira për Policinë e Kosovës

Haradinaj nis ditën e Bajramit duke shpërndarë ëmbëlsira për Policinë e Kosovës

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj e ka nis ditën e Fitër Bajramit duke iu shpërndarë ëmbëlsira zyrtarve të Policisë së Kosovës.

Haradinaj përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook ka thënë se "ndjenja e afërsisë, përkushtimit, mëshirës e bujarisë, që reflekton kjo festë e madhe, të na përcjellin e bashkojnë çdo herë".

Postimi i plotë i Haradinajt:

Mëngjesin e Bajramit të Madh, e nisim me mirënjohje për ata që çdo herë janë në krye të detyrës. 

Të dashur bashkëkombas shqiptarë myslimanë! Ndjenja e afërsisë, përkushtimit, mëshirës e bujarisë, që reflekton kjo festë e madhe, të na përcjellin e bashkojnë çdo herë. 

Qofshin të pranuara lutjet dhe agjërimi juaj. 

Urime Festën! 

 

RH