Haradinaj: Nuk duam të bëjmë opozitë duke hedhur gaz lotsjellës

Haradinaj: Nuk duam të bëjmë opozitë duke hedhur gaz lotsjellës

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj ishte i ftuar në ‘DebatPlus’, ku temë diskutimi ishte Qeveria Kurti ll në sytë e Ramush Haradinajt.

Kreu i AAK-së tha se nuk duam që të bëjmë opozitë duke hedhur gaz lotsjellës, duke pamundësuar seancat e Parlamentit, prandaj duke vlerësuar dëmin që i bëjnë deklaratat e tij në Bruksel dhe dobinë që i bëjnë Serbisë, i kam bërë pyetjen se a është i rekrutuar nga serbët.

Haradinaj diskutoi rreth asaj që Kurti kishte ndryshuar deklaratën e tij në Kuvendin e Kosovës, kur pat thënë se nuk ka Kosova kriminel të luftës, duke thënë se ai këtë gjë ka qenë dashur ta thotë edhe në Bruksel sepse ai atje ka folur për audiencën ndërkombëtare.

“Ajo shprehje atje u fol për një audiencë ndërkombëtare, atë e kanë marrë mediat ndërkombëtare... këto që ai thotë këtu ndryshojnë shumë”.

Haradinaj tha se sa herë që mbahet një takim diskutohet deklarata e përbashkët dhe sa lufta bëhet aty për gjuhën e cila flitet ku secili përfaqësues mundohet të mbrojë vendin e vet, duke thënë se Kryeministri ka përdorur gjuhën të cilën ka mundur të përdor Bernabiq apo Vuçiq dhe se me këtë mund të mos pajtohen shumë njerëz por kjo është ajo çka ka bërë kryeministri sepse ka folur në Bruksel.

I pyetur se a ka shprehur shqetësimet e tij rreth deklaratës së tij në takim me Kurtin, ai tha se unë në takim kam bërë kërkesën që dialogu të mos zhvillohet pa qenë i pranishëm një i përzgjedhur nga Amerika, duke thënë se BE nuk ka mundësi të përmbyllë dialogun dhe se vetëm Amerika mund ta bëjë këtë.

Pas shumë kritikash ndaj tij nga pjesëmarrësit në debat, Haradinaj u shpreh se ata qëllimisht po i devijojnë ato çfarë ai po thot.

“Unë mund të them se nuk jemi të nivelit të njëjtë në debat me ju, ju me qëllim  po e devijoni substancën e asaj se çfarë po flas, unë  po ju tregoj se gjuha e kryetarit të qeverisë pas një takimi disa palësh është gjuhë që fjalë për fjalë vihet në peshore, ku në deklarimin e tij kryetari i qeverisë e barazon Kosovën në nivel të kriminelëve të luftës me Serbinë, kaq po them”, tha Haradinaj.

Ai më tej tha se kryeministri me këto deklarata karshi tjerëve ka ulur vendin e tij duke e barazuar Kosovën me kriminelët serbë të luftës dhe se ka vënë veten në faj./Aleanca.press/