Haradinaj pas vdekjes së Sassolit: Kontributi i tij për Kosovën do të vlerësohet gjithmonë

Haradinaj pas vdekjes së Sassolit: Kontributi  i tij për Kosovën do të vlerësohet gjithmonë

Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka reaguar pas vdekjes së kryetarit të Parlamentit Evropian, David Sassoli.

Përmes një reagimi në llogarinë e tij në Facebook, Haradinaj ka ngushëlluar me këtë rast familjen Sassoli, kolegët dhe miqtë.

Me dhembje morëm lajmin për ndarjen nga jeta të kryetarit të Parlamentit Evropian, David Sassoli. Ngushëllimet e mia për familjen, kolegët dhe miqtë. Kontributi i tij për Kosovën do të vlerësohet gjithmonë”, ka shkruar Haradinaj.