Haradinaj për Bujar Nishanin: Ishte një udhëheqës me integritet

Haradinaj për Bujar Nishanin: Ishte një udhëheqës me integritet

Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka reaguar pas lajmit për ndarjen nga jeta të ish-presidentit të Shqipërisë, Bujar Nishani.

Haradinaj ka thënë se presidenti Nishani ishte udhëheqës me integritet dhe kontribues i madh për demokracinë në Shqipëri.

"Do të kujtohet përherë si udhëheqës me integritet dhe kontribues i madh për demokracinë në Shqipëri", ka shkruar Haradinaj në llogarinë e tij në Facebook.

Postimi i plotë i Haradinajt:

Paska ndërruar jetë Presidenti Bujar Nishani. Bashkëndjejmë me familjen dhe të afërmit për këtë humbje të madhe.

Do të kujtohet përherë si udhëheqës me integritet dhe kontribues i madh për demokracinë në Shqipëri.

U prehtë në paqe!