Haradinaj për gazësjellësin: Nuk e keni marr besimin e qytetarëve për ta kthy Kosovën në zero

Haradinaj për gazësjellësin: Nuk e keni marr besimin e qytetarëve për ta kthy Kosovën në zero

Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) Ramush Haradinaj, i cili njëherësh është edhe deputet i Kuvendit të Kosovës, ka kërkuar përgjigje nga Qeveria për refuzimin e projektit të gazsjellësit. Ai tha se Kosova s’është pronë e një kryeministri dhe vendimet duhet të merren në interes të vendit.

“Çështja ka të bëjë me sjelljen e gazsjellësit, nga Shkupi në Prihtinë, një projekt mjaftë i rëndësishëm. Mbyllja e derës ndaj aleatiti tonë jo vetëm në fushën e sigurisë po në të gjitha nivelet e jetës tonë, në kushte normale do të nënkuptonte se Qeveria ka një alternativë shumë më të mirë se sa të këtij opsioni dhe do të duhej të na njoftonte me kohë  që të na jep sqarimet për qëendrimin e marr të refuzimit të një projekti të tilël nga Shkupi në Prishtinë”, tha Haradinaj.

“Mungesa e stabilitetit të energjisë elektrike në Kosovë dhe furnizimi i pasigurt jo vetëm që shkakton probleme bazike të natyrës për jetë, po nënkupton edhe pamundësi për zhvillim ekonomik dhe njëkohësisht një refuzim për me ecë përkrah trendeve energjetike në rajon edhe më gjerë”, tregoi Haradinaj para deputetëve të Kuvendit të Kosovës.

Tutje Haradinaj tha se ne nuk guxojmë të dyshojmë në projekte dobiprurse të mbështetura dhe të argumentuara me raporte analiza dhe dokumentet përcjellse, të cilat kanë qenë nën monitorimin e institucioneve të vendit dhe partnerëve nga Amerika.

“Në asnje rrethan ne nuk guxojme dhe të dyshjmë për projekte dobiprurse të mbështetura dhe të argumentuara me raporte analiza dhe dokumentet përcjellse të cilat kanë qenë nën monitorimin e institucioneve të vendit dhe partnerëve nga Amerika. Duke i ditur pengesat në zhvillimin ekonomik dhe se furnizimi jo i sigurt dhe i pamjaftueshëm me energji në Kosovë, është realitet për shkak të infrstrukturës së varfëruar dhe të vjetër. Të gjitha këto konstatime janë të vlerësuara dhe të pranume. Atëherë është e logjikshme që ti jepet rëndësi dhe të vazhdohet me projektin MMC dhe të instituconeve të Kosovës nga Shkupi në Prishtinë, tha Haradinaj.

“Ne duke e shty këtë projekt po rrezikojmë jo vetëm marrjen e përfitimeve ekonomike, po ky projekt gjigant kur do të ndodhte do të kishte benificione të jashtëzakonshme edhe në reduktimin e pabarazisë gjinore në sektorin e energjitsë për shkak që ka qenë e përfshirë edhe integrimi i grave dhe komuniteteve të përjashturara nga shoqëria në planifikimin dhe  vendimarrjen në sektorin e energjisë”, tha ai

Haradinaj I shtroi disa pyetje kryeministrit Kurti lidhur me këtë projekt.

“Nuk e di se si dë veproni në të ardhmën kryeministër dhe se si do të kërkoni nga aleatët tonë mbështetje për energjinë ekeltrike nëse pa asnjë  argument e keni hedhë poshtë gjithë këtë përpjekje të kohës dhe kapaciteteve dhe resurseve humane për zgjedhjen ideale që na është ofruar”.

“Mendimi që vetëm ju i njihni proceset është duke na shkaktuar dëm të pakthyeshëm, ju lutem ndaluni”, shtoi Haradinaj.

“Ju rikujtoj që në janar të vitit 2021 MMC kontraktoi korpusin e inxhinierëve të ushtrisë amerikane distriktin evroian për të kryer studime pasuese në zhvillin e sektorit të gazit dhe në rezervat e balancimit të sistemit energjetik. Analizat e para kanë përfunduara. Ajo se çka duhet të dimë është se çfarë ka ndodhur ato analiza e fizibilitetit, çka ka ndodhur me bashkëpunimin me BERZH-it dhe institucionet e BE-së dhe ku është projekti sot”.

Krejt në fund Haradinaj i tha kryeministrit Kurti se ju e keni marr besimin për ta quar Kosovën përpara dhe jo për ta kthyer në zero, pasi që këtu ku është kosova ka ardhë me kontributin e shumë gjeneratave.

“Ju me siguri e dini se nuk e keni marr besimin për ta kthyer Kosovën në Zero, apo për ta nis nga zero. Kosova nuk është në zero, Kosovën për të tillë çfarë e kemi të gjithë kemi kontribuar, andaj ju si Qeveri e keni marr besimin të ecni përpara. Përtej ngjyrimeve politike, Kosova ka ekspertë. Mendimi se vetëm ju i njhini proceset po na shkakton dëm të pakthyeshëm. Ju lutem ndaluni! Ju s’besoni as në vete dhe më pas as te aleatët”, përfundoi Haradinaj./Aleanca.press/