Haradinaj për Komandantin Ali Avdiu: Tek ai gjejmë një bashkim vuajtjesh vështirë të përballueshme

Haradinaj për Komandantin Ali Avdiu: Tek ai gjejmë një bashkim vuajtjesh vështirë të përballueshme

Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj ka marrë pjesë në mbledhjen komemorative të organizuar nga Komuna e Deçanit në kujtim të jetës dhe veprës së bashkëluftëtarit të tij, Komandantit të UÇK-së në Gramaqel të Deçanit, Ali Avdiu.

Me këtë rast, Haradinaj tha se Ali Avdiu ishte ndër të parët që nuk e kryen detyrën e vet të një luftëtari por edhe burrninë për ta organizuar Gramaqelit dhe gjithë ata që vinin e shkonin. Ai ka dhënë një udhëheqës i zoti dhe një komandant i zoti i vijave të luftës.

Dëshira e hershme e Alis, e familjes së tij ishte me e bë gati luftën, dmth ende pa fillu lufta e UÇK-së në fillet e saj në vitet ’96 dhe ’97, veç kishin filluar përgatitjet për luftën, Është një ndër familjet e para që u godit nga Serbia, e shuan familjen e tyre, arrestimin e djalit, Muhametit, dhe pastaj i dimë vuajtjet dhe gjitha ato që I kanë kaluar të burgosurit shqiptar në atë kohë nëpër burgjet e pushtuesit. Me konsolidimin e luftës, Aliu është ndër të parët që nuk e kryen detyrën e vet të një luftëtari por edhe burrninë për ta organizuar Gramaqelit dhe gjithë ata që vinin e shkonin. Ai ka dhënë një udhëheqës i zoti dhe një komandant i zoti i vijave të luftës”, tha Haradinaj.

Haradinaj tha se për Aliun lufta ishte e gjatë dhe shumë e vështirë, ishte i sprovuar me tragjedi familjare dhe vuajtje tjera të cilat është shumë e vështirë njeriu me i bartë.

Për Aliun lufta ishte më e gjatë dhe më e vështirë për faktin se djali i mbahej në burg. Me përfundimin e luftës, tek Aliu kemi parë një njeri që nuk e ndal punën e as dëshirën për me forcu Kosovën por që vazhdon ashtu si të gjithë bashkëluftëtarët tjerë me i ecë detyrat. Aliun jeta e ka rëndu me tragjedi familjare dhe me vuajtje tjera por ai I ka mbajtur për vete pa dashur të ia bëjë barrë as shokëve e as miqve por gjithë kohën ka qenë vetëvetja. Tek Aliu e gjejmë një bashkim vuajtjesh të cilat është shumë vështirë një njeri me i bajtë. Nëse e shohim rrugën dhe jetën e njerëzve si ai, atëherë si mundemi që ne me ua shpërbly atyre. Kjo ndodh vetëm duke qenë të motivuar, të punojmë e zhvillohemi, sepse vërtetë kështu do ta gëzonim Aliun të gjithë. Andaj, unë familjes nuk i them vetëm ngushëllime por edhe i them jetoni me atë fuqinë, harenë dhe vullnetin që kishte Aliu”, përfundoi Haradinaj./Aleanca.press/.