Haradinaj për masat anti-Covid: Në shpërputhje me realitetin e jetës dhe ekonomisë

Haradinaj për masat anti-Covid: Në shpërputhje me realitetin e jetës dhe ekonomisë

Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj ka thënë se ekzistojnë disa momente që qeverinë Kurti e bëjnë jo të duhur, sidomos në rrethanat nëpër të cilat po kalon Kosova.

Haradinaj në “Contex” të ATV-së tha se është e pakuptueshme që të merrë aq shumë kohë hartimi I programit qeverisës.

Qeveria në punën e saj, është në ritme shumë të ngadalshme. Po flas për periudhën kohore, pra nuk përputhet puna e tyre me kohën shumë emërgjente që është për shkak të situatës pandemike dhe gjendjes ekonomike që kemi në vend. Për mua është e pakuptueshmë që të merr kaq shumë kohë për një program qeverisës, për një Qeveri që e ka ditur që është aty që nga 14 shkurti. Unë kam kërkuar që këtë program ta sjellin edhe në Kuvend”, tha Haradinaj.

Haradinaj më tej i përmendi disa nga mangësitë që i ka Qeveria Kurti.

Janë disa momente që këtë Qeveri e bëjnë jo të duhur, për momentet në të cilat po kalon Kosova. Nuk shohim plan konkret për vaksina, se kur do t’i sjellin në Kosovë. Pra me dhënë një afat kohor. Një situatë tjetër e padrejtë për mua është mbyllja e ekonomisë dhe oraret e kufizimeve. Për shembull e kanë mbyllur gastronominë pas orës 22:00, kanë vënë orën policore si dhe kanë mbyllur sallat e dasmave. Të gjitha këto janë në shpërputhje me realitetin e jetës dhe atë ekonomik si dhe janë jo të duhura”, tha Haradinaj.

Qevera nuk është duke jetuar me aktualiteti ekonomik, as atë plitikë dhe gjendjen e tanishme që ne jemi. Nuk ka pako financiare për mbështetjen e bizneseve. Pra nuk ka asgjë. Ka vetëm disiplinë dhe sanksione’, shtoi ai.

Një rast tjetr që i ka bërë përshtypje nga kjo Qeveri ka qenë heqja e shtesave për pensionistët.

“Është e pakuptimt që pensionistëve ju kanë hequr shtesat prej 20 euro që i kanë marr deri tash, të njëjtën gjë e kanë bërë edhe për stafin shëndetësorë dhe policët, me arsyetimin që nuk kanë të holla. Po tani i gjetën 11 mijë euro për rrymën në Veri. Pra pagesa e rrymës po bëhet pas pamvarësimit të rrjetit energjetikë. Kjo për mua është e habitshme dhe një qasje jo e duhur”, tha Haradinaj.