Haradinaj: Rrutem Berisha do jetë kryetari i unitetit e zhvillimit në Pejë

Haradinaj: Rrutem Berisha do jetë kryetari i unitetit e zhvillimit në Pejë

Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj në tubimin zgjedhor të mbajtur në Pejë ka treguar se Aleanca politikisht ka filluar pikërisht nga Peja.

“Aleanca asnjëherë nuk është ndarë prej Peje edhe kur nuk kemi qeverisë e kemi përkrahë Pejën. Kësaj here jemi me fat që e kemi një njeri mjaftë të duhur, nga më të duhurit për krejt kërkesat që i ka Peja”, ka thënë Haradinaj në këtë tubim.

“ Gjenerali ynë Rrustem Berisha shpalosi para jush me respekt programin për ditët që do vijnë”, u shpreh ai.

I pari i AAK-së tha për Berishën se është njeriu të cilit të gjithë i kanë besuar, duke filluar nga Presidenti Rugova e ai personalisht dhe ka thënë se nuk kanë qenë të zhgënjyer nga ai asnjëherë.

Duke treguar se si për gjatë betejës së Koshares e cila ka qenë e udhëhequr nga Rrustem Berisha, ai ka nderuar kombin dhe ka ruajtur unitetin e tij, Haradinaj ka thënë se këtë Berisha vazhdon edhe sot të ruaj unitetin e shqiptarëve dhe duke i respektuar të gjithë.

“Dy herë deputet në Parlamentin e Kosovës dhe së fundmi ministër, ministër në kohën më të gëzueshme, të cilitdo ushtar, të popullit të vet që arrin me e bo ushtrinë”, u shpreh ai.

“Nuk është rastësi që ishte aty kur u bë ushtria e Kosovës, ishte ministër në kohën e Ushtrisë. Edhe sot ju sigurojë që ky njeri është fat i mirë për Pejën e do sjellë fitore për Pejën ashtu si i ka sjellë fitore kombit, Kosovës në vazhdimësi. Fitore në qeverisje, qeverisje në bazë të ligjit e zhvillim”, shtoi Haradinaj.

Në vazhdimësi të këtij tubimi Haradinaj tregoi synimet dhe angazhimet e më tutjeshme të Aleancës duke treguar së pari do të punohet me shumë kujdes që të korrigjohet padrejtësia me kufirin në Malin e Zi, në drejtim të Ҫakorrit, në drejtim të Kullës ashtu si është votuar në Parlamentin e Kosovës dhe si është përfshirë në nenin 3 të ligjit, një tjetër çështje e trajtuar me kujdes, Haradinaj ka thënë se do jetë anëtarësimi në NATO, ligjin e pagave dhe dyfishimin e pagave duke parë për ngritjet e çmimeve që po ndodhin së fundmi në vend, dyfishimi i të ardhurave të të gjithë atyre që kontribuuan në lirinë e vendit, të sillen investime në Kosovë, të kthehet vështrimi në të gjitha hallakat e institucioneve vendore e njëherit edhe shpresën për secilin qytetarë të Kosovës.

“Të dashur qytetarë të Pejës, sa herë ju jam drejtuar, çdo herë e kam pas parasysh se ju obligohem mjaftë me sinqeritet në komunikim me ju, por kësaj here besoj se ju kam dal hakut sepse Aleanca ka nxjerrë për kandidat njeriun më të sinqertë të mundshëm, Gjeneralin Rrustem Berisha. Ju ftoj me respekt të votoni Gjeneralin Berisha, kryetarin e Pejës, kryetarin e unitetit e zhvillimit, kryetarin e qeverisjes në bazë të ligjit”, tha në fund të fjalimit të tij në Pejë, kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj. /Aleanca.press/