Haradinaj: Shpresat tona mbesin te Washingtoni

Haradinaj: Shpresat tona mbesin te Washingtoni

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj përmes një postimi në Twitter dhe Instagram, ka përshëndetur takimin në mes Presidentit amerikan, Biden dhe Kancelares gjermane, Angela Merkel.

Haradinaj ka shprehur bindjen se liderët e botës së lirë do të përshpejtojnë arritjen e marrëveshjes për njohje reciproke mes Kosovës dhe Serbisë.

Në ripostimin e bërë në instagram, Haradinaj ka shtuar: Shpresat tona mbesin te Washingtoni!

Postimi i plotë:

Takimi midis Biden dhe Merkel është i mirëpritur dhe i nevojshëm për të adresuar të gjitha çështjet e hapura në Ballkan. Qëndroj i bindur se udhëheqësit e botës së lirë do të bien dakord për përshpejtimin e arritjes së marrëveshjes mes Kosovës dhe Serbisë për njohjen reciproke.