Haradinaj-Stublla bisedon me homologun kroat: Me Kroacinë mike në krah, integrimi i Kosovës është më i sigurtë

Haradinaj-Stublla bisedon me homologun kroat: Me Kroacinë mike në krah, integrimi i Kosovës është më i sigurtë

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës (MPJD), Meliza Haradinaj-Stublla, ka zhvilluar sot një bisedë telefonike me homologun e saj kroat, Gordan Gërliq Radman.

Haradinaj-Stublla ka thënë se Kroacia gjithmonë ka qenë shtyllë përkrahjeje dhe miqësie për Kosovën.

Sipas saj, me kombin kroat na lidhë historia, e tashmja dhe e ardhmja.

Kroacia ka qenë gjithmonë shtyllë përkrahjeje dhe miqësie për Kosovën. Me kombin kroat na lidhë historia, e tashmja dhe e ardhmja. Kur Kroacia ka qëndruar e fortë, edhe ne kemi qenë më të fortë”, ka thënë ajo.

 

Postimi i plotë:

 

Kroacia ka qenë gjithmonë shtyllë përkrahjeje dhe miqësie për Kosovën. Me kombin kroat na lidhë historia, e tashmja dhe e ardhmja. Kur Kroacia ka qëndruar e fortë, edhe ne kemi qenë më të fortë.

Kisha kënaqësinë të zhvilloj një telefonatë me homologun e Kroacisë, Ministrin e Punëve të Jashtme dhe Çështjeve Evropiane, z.Gordan Grlić Radman, dhe ta uroj për fitoren e zgjedhjeve të partisë së cilës i takon (HDZ).

Rrugëtimi Euro-Atlantik i Kroacisë, ka qenë dhe është udhërrëfyes për Kosovën. Me Kroacinë mike në krah, ky shteg është më i sigurtë./aleanca.press/