Haradinaj-Stublla: Serbisë nuk duhet ti ipet mundësia të ulet në tavolinë me Kosovën derisa përditëson fletarrestimet ndaj ish luftëtarëve

Haradinaj-Stublla: Serbisë nuk duhet ti ipet mundësia të ulet në tavolinë me Kosovën derisa përditëson fletarrestimet ndaj ish luftëtarëve

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës (MPJD), Meliza Haradinaj-Stublla, ka bërë të ditur se sot ka kontaktuar me Ministrin e Jashtëm të Turqise, Mevlüt Çavuşoğlu lidhur me rastin e ndalimit të ish-pjesëtarit të UÇK-së.

Përmes një postimi në Facebook, Haradinaj-Stublla ka thënë se pas bisedës me homologun e saj nga Turqia, është njoftuar për lirimin e Gjeneral Imri Ilazi.

Kam kontaktuar në mëngjesin e sotëm Ministrin e Punëve të Jashtme të Turqisë z. Çavuşoğlu - për t’u interesuar rreth ndalimit të veteranit të UÇK-së Gjeneral Imri Ilazi në aeroportin e Antalya-s. Pas disa minutash, Ministri dhe Ambasada jonë në Ankara më njoftuan se z.Ilazi është liruar”, ka shkruar Haradinaj-Stublla.

Ajo ka thënë se Serbisë nuk duhet ti ipet mundësia që të ulet në tavolinën dialoguese përballë Kosovës përderisa përditëson fletarrestet ndaj çlirimtarëve.

Serbia si palë agresore, që nuk ka kërkuar falje dhe nuk ka vënë para drejtësisë kriminelët e luftës që vranë, masakruan, dhunuan, shkatërruan e vodhën gjithçka, NUK do të duhej të ketë mundësinë të ulet në tavolinën dialoguese përballë Kosovës përderisa përditëson fletëarrestet politike ndaj luftëtarëve çlirimtarë që mbrojtën pragun e shtëpisë!”, është shprehur Haradinaj-Stublla./aleanca.press/

 

Kam kontaktuar në mëngjesin e sotëm Ministrin e Punëve të Jashtme të Turqisë z. Çavuşoğlu - për t’u interesuar rreth...

Posted by Meliza Haradinaj-Stublla on Saturday, 8 August 2020