Haradinaj takim me kuadrot politike që u formuan në Aleancë

Haradinaj takim me kuadrot politike që u formuan në Aleancë

Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, është takuar sot me   kuadrot politike që u formuan në Aleancë.

Haradinaj tha se me Aleancën u rritën, me Aleancën vazhdojnë!

“Kënaqësi të takoj brezin e ri dhe të mesëm të kuadrove politike që u formuan në Aleancë. Përkrahja dhe mbështetja e tyre është shumë domethënëse për organizatën”, ka shkruar Haradinaj në rrjetin social Facebook.

“Derisa të tjerët kanë arrogancën e numrave, ne kemi cilësinë e kuadrove dhe program të qartë se çka dëshirojmë për kombin, shtetin e familjen!”, shtoi ai.

Në takim ka marrë pjesë edhe Prof. Dr. Etëhem Çeku, ish-ministër në qeverinë Haradinaj 1 dhe ish-kryetar i Komunës së Pejës.

/Aleanca.press/