Haradinaj takon Komandantin e KFOR-it: Kosova aspiron që të jetë pjesë e NATO-s

Haradinaj takon Komandantin e KFOR-it: Kosova aspiron që të jetë pjesë e NATO-s

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj ka pritur sot në takim Komandantin e KFOR-it, Gjeneralmajor Franco Federici.

Haradinaj ka thënë se bashkëpunimi me NATO-n ka nis në kohërat e vështira për popullin e Kosovës, atëherë kur janë vendosur në mbrojtje të popullit me misionin e tyre pas çlirimit.

Bashkëpunimi ynë me NATO-n nisi në kohërat më të vështira për popullin tonë, në mars të vitit 1999. Ata u vendosën në mbrojtje të popullit të Kosovës e vazhduan me misionin e tyre edhe pas çlirimit. Ky bashkëpunim, vazhdoi në të gjitha etapat e shtetformimit tonë, avancoi me raporte të ngushta mes institucioneve tona shtetërore dhe KFOR-it, e vlerë e re e këtij bashkëpunimi është Ushtria e Kosovës”, ka shkruar Haradinaj në llogarinë e tij në Facebook.

Haradinaj ka thënë se është mirënjohës përherë ndaj NATO-s dhe secilit ushtar që vazhdon të shërbej në Kosovë.

Falënderova Gjeneralmajor Franco Federici për kontributin e tij madhor në vendin tonë. Jemi mirënjohës të përhershëm ndaj NATO-s, me respektin më të madh për familjet e të gjithë ushtarëve që kanë humbur jetën gjatë misionit në Kosovë. Po ashtu, jemi falënderues për secilin ushtar që vazhdon të shërbejë në Kosovë dhe i sigurojmë familjet se bijtë e bijat e tyre janë në shtëpinë e vet, sepse Kosova bashkëndjenë me NATO-n dhe aspiron që të jetë pjesë e saj”, ka përfunduar Haradinaj./Aleanca.press/.