Haradinaj: Të bëhemi bashkë për interesa nacionale

Haradinaj: Të bëhemi bashkë për interesa nacionale

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) dhe njëherësh deputet i Kuvendit të Republikës së Kosovës Ramush Haradinaj, ka ngritur dy çështje në Kuvend, atë të ditës së falënderimeve për popullin amerikan si dhe për Festën e Flamurit 28 Nëntori.

Ai tha se të gjithë spektri politik duhet të gjejë një gjiuhë të përbashkët, për çështje që kanë të bëjnë me interes nacional të vendit.

“Është dita e falënderimeve, amerikanët e kanë një ditë familjare, bashkohen për falënderime ndaj njëri tjetrit. Ne ju urojmë të gjithë amerikanëve që jetojnë në Kosovë këtë ditë dhe ju themi që Kosova është familja e dytë e tyre. Tjetra, tani jem në prag të Festës së Flamurit të 28 Nëntorit. Pra të nëntorit të Kastrioti, Ismail Qemailit, Isa Boletitnit, Adem Jasaharit të Uçkës, të gjitha lëvizjeve që kanë bërë për liri, të Ibrahim Rugovës dhe të gjithë atyre që kanë dhënë mund për këto ditë. Në këtë periudhë si kjo duhet të gjejmë pozicione të përbashkëta me gjithë dallimet që kanë të gjitha spektret politike. Mendoj që do të duhet të jemi dakord për hekurudhën Prishtinë-Durrës. Mund të punojmë më shumë për një mborjtje ushtarake të përbashkët Kosovës-Shqipër”.

“Po ashtu është e drejt që shtetësia shqiptare ti takoj çdo shqiptari, ku do që ndodhet në glob. Duhet të punojmë bashkë edhe për njohje reciproke me Serbinë në kufijtë ekzistues. Duhet të punojmë me kujdes për Kosovën në NATO. Ne si Aleancë jemi të gatshëm të bashkëpunojmë për çdo gjë që është me interes të vendit tonë’, tha Haradinaj para deputetëve të Kosovës./Aleanca.press/